BERAT

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë organizuar sot një protestē paqësore në qendër të qytetit të Beratit.

Protesta u organizua për shkak të bllokimit të rrugës dhe shkatërrimit të trotuarit në qendër të qytetit,ku po ndërtohet parkimi nëntokësor. Qendra e qytetit të Beratit,në segmentin më të aksesueshëm si nga automjetet edhe nga këmbësorët, ka 1 javë që është lënë pa trotuar dhe qytetarët detyrohen të kalojnë në rrugën e makinave, duke rrezikuar kështu jetën e gjithsecilit në këtë segment rrugor që ka shpesh herë në këtë segment rrugor që ka rrezikshmëri të lartë aksidentesh.

Kanë qënë pikërisht të rinjtë e FRPD-së Berat ata që në formë sensibilizimi kanë krijuar sot një barrierë mbrojtëse për kalimtarët, pikërisht atë që duhet të ishte bërë nga ana e pushtetit vendor dhe firmës zbatuese të projektit përpara se të hiqej trotuari.

Sipas protestuesve,këto punime jo vetëm që nuk duhet të cënonin trotuarin e kalimtarëve por duhet të shoqëroheshin edhe me elementët përkatës të sigurisë rrugore. Me pankarta në duar ku shkruhej: “Nëse ndodh një aksident kush e ka fajin,unë apo makina”, “Kërkojmë barriera kufizuese për kalim”, “Jeta janë vlen më tepër se 3.5 milion Euro parkim”, “Duhet siguruar jeta e kalimtarëve” etj. Qytetarët që janë bërë pjesë e kësaj proteste kanë deklaruar se, heqja e trotuarit në këtë rrugë përbën rrezik për jetën e çdo kalimtari, i cili për të kaluar qendrën e qytetit duhet të kalojë në rrugën e makinave.

Sipas protestuesve, kur kryehen punime të tilla në të gjithë botën, merren masa për sigurinë e kalimtarëve, duke krijuar trotuar të përshtatshëm me element të lëvizshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb