KAVAJË

Homazhe pasditen e sotme për të riun nga Kavaja që gjeti vdekjen brenda Komisariatit mbrëmjen e kaluar. Të rinjtë e Kavajës do të ndezin qirinj pranë komisariatit të Kavajës, sot në orën 20:00 në shenjë nderimi dhe solidariteti.

Kreu i PD Kavajë Hysen Kadiu shprehet i tronditur për ngjarjen dhe thotë se familjarët e Ilvit kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Jam thellësisht i tronditur nga ngjarja e ndodhur dje në ambientet e komisariatit të Kavajës, ku humbi jetën në rrethana misterioze Ilvi Meta, një i ri i qytetit tonë.
Duke qenë se e kam ndjekur situatën nga afër, shpreh mbështetjen time për Agimin dhe familjarët e Ilvit, të cilët nuk reshtin së kërkuari zbardhjen e plotë dhe sa më shpejt të ngjarjes.
Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Meta për humbjen e jetës së djalit të tyre!
Në shenjë solidariteti, i bashkohem thirrjes së të rinjve për të ndezur qirinj pranë komisariatit të Kavajës, sot në orën 20:00, në vendin ku ndodhi dhe ngjarja që na shokoi të gjithëve!”, shkruan Kadiu.

Hysen Kadiu Fb
Hysen Kadiu Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb