TIRANË – Të rinjtë e PS-së do të protestojnë sot në orën 13:30 para godinës së Bashkisë së Tiranës. Në rrjetet sociale ata kanë shpërndarë ftesën “Eja protestojmë” duke dhënë edhe arsyet e kësja proteste.

Sipas FRESSH, “ndonëse në fillim të fushatës së tij kryebashkiaku i Tiranës, z. Lulëzim Basha, premtoi shumë për rininë asnjë prej projekteve të tij imagjinare nuk u kthyen në realitet. Sot, më shumë se kurrë, rinia shqiptare ka nevojë për hapësira rinore. Ne kuadër të kësaj situate aspak favorizuese, FRESSH i bën thirrje të gjithëve që të marrin pjesë në një protestë paqësore e cila do të zhvillohet ditën e premte përpara Bashkisë së Tiranës. Mos mungoni, – thuhet në përfundim të ftesës. – Rinia shqiptare meriton më shumë.”

Kjo protestë vjen pas përpasjeve që kanë nisur ditët e fundit ndërmjet Ministrisë së Mirëqënies Sociale, që kërkon shndërrimin e ish-Dhomës së Tregtisë në një qëndër rinore dhe Bashkisë së Tiranës, që nuk ka lejuar kryerjen e punimeve pa lejet përkatëse.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: