FIER

Monika Kryemadhi është ndalur në Fier ku duke radhitur problemet e Shqipërisë ka thënë se populli ndihet inferior përballë Ramës.
Sipas kryetares së LSI, të rinjtë të cilët emigrojnë në masë nga Shqipëria fajësojnë politikën dhe ajo i jep të drejtë.
Kryemadhi thotë se ajo dhe opozita kanë faj pasi treguan indiferencë ndaj Ramës, dhe nuk ja kujtuan më shpesh 300 mijë vendet e punës që ai hapi. Gjithashtu ajo e cilësoi Ramën si një vrasës të punësimit si dhe

”Bashkë me varfërinë, bashkë me faturat e larta, bashkë me taksat e larta bashkë më çmimet e larta, bashkë me mungesën e shërbimeve që ndjejnë shqiptarët. Shqiptarëve iu shtohet çdo ditë e më shumë dhe malli për fëmijët e tyre, mungesa e fëmijëve të tyre, ajo që ne shikojmë dhe që ne ndiejmë është që çdo ditë shqiptarët largohen. Vetëm vitin e kaluar emigracioni në Shqipëri është rritur me 22% ku pjesa më e madhe e tyre janë të rinj dhe të reja.

Janë ata të cilët janë të shkolluar dhe diplomuar në universitetet tona, të cilët largohen sepse nuk kanë mundësinë e gjetjes së një vendi pune. Ne para disa kohësh ishim në një delegacion bashkë më Kejdin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku u takuam me të rinj dhe të reja të cilët ishin larguar vetëm në 17 muajt e fundit nga Shqipëria por vetëm një merak kishin, donin të ktheheshin sa më shpejt, në mënyrë të tillë që të ndërtonin jetën e tyre dhe familjet e tyre në Shqipëri.

Ajo që na hidhëronte më shumë ishte se dhe vetë ata të rinj që takuam thonin që po u martuam, po u bëmë me fëmijë në Amerikë nuk do të kthehemi më. Nuk do të kthehemi më sepse do të fillojmë të kërkojmë të njëjtin investim dhe të njëjtin sistem arsimor dhe shëndetësor dhe në Shqipëri sepse në fund të fundit prindërit janë ata të cilët luftojnë çdo ditë për fëmijët e tyre. Ajo që të vriste veshin dhe që të dërmonte akoma më shumë ishte që ata bënin me faj politikën dhe në fakt politika ka faj.

Kemi faj dhe ne sepse nuk ia kemi kujtuar çdo ditë Edi Ramës 300 000 vendet e punës të cilat iu premtoi shqiptarëve, jo vetëm që nuk hapi 300 000 vende pune por përkundrazi mbylli me qindra dhe mijëra dyer shtëpish të cilët u larguan nga Shqipëria dhe ikën në emigracion. Jo vetëm që nuk hapi 300 000 vende pune por përkundrazi mbylli me mijëra biznese të cilët lanë në rrugë familje të tëra dhe kryetarë familjesh të tëra për mungesë të punësimit.

Jo vetëm që nuk hapi 300 000 vende pune por përkundrazi pagat e shqiptarëve i la në vend por nga ana tjetër rriti çmimet dhe rriti koston e jetesës.Çdo shqiptarë sot bën llogarinë e tij, para disa vitesh, para 6 vjetëve ishte energjia elektrike fatura që ai paguante dhe po të njëjtën sasi energjie elektrike ndoshta dhe më pak e paguan tani por me dyfishin e çmimit.Premtimin e Edi Ramës që tha që TVSH e energjisë elektrike do ta bëjmë vetëm 6% jo vetëm që nuk e bëri 6% por e la 20% dhe rriti akoma më shumë çmimin e energjisë elektrike.

Të gjitha këto në fakt janë një mungesë e vëmendje që ne kemi treguar ndaj Edi Ramës një mungesë indiference ndaj tij në mënyrë të tillë që kemi arritur dhe kemi sjellë sot që populli dhe shqiptarët të ndjehen inferior përpara një njeriu i cili në vetvete nuk është gjë tjetër vetëm se është një vrasës i punësimit dhe i punësimit të të rinjve në Shqipëri.

”- tha Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: