Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se shpejtësia e plakjes së popullsisë është tronditëse.

Duke iu referuar shifrave të fundit për popullsinë, largimin e të rinjve nga vendi dhe plaken, Meta deklaron se ky është një dëbim i nxitur qëllimisht për të përmbushur agjendën e shpopullimit dhe tjetërsimit të vendit dhe popullit tonë.

Ai thekson se beteja për demokracinë dhe votën e lirë është vendimtare kundër shpopullimit të Shqipërisë.

POSTIMI I PLOTË
Një “qytet” me të rinj largohet çdo vit nga Shqipëria.
Ndërsa të rinjtë pakësohen, shpejtësia e plakjes së popullsisë është tronditëse!
Ky është një dëbim i nxitur qëllimisht për të përmbushur agjendën e shpopullimit dhe tjetërsimit të vendit dhe popullit tonë.
Kjo agjendë dobëson ndjeshëm fuqinë, ekonominë, sigurinë kombëtare dhe vendos në udhëkryq të ardhmen e vendit.
Shkatërrimi i proceseve zgjedhore ka synuar të nxisë largimin e të gjithë atyre që nuk durojnë padrejtësitë dhe nuk shohin mundësi për një të ardhme të sigurt dhe me dinjitet këtu.
Ndaj beteja për Demokracinë dhe Votën e Lirë është vendimtare kundër shpopullimit të Shqipërisë!
Këshilltarët e rinj të zgjedhur në Këshillat Bashkiake kanë mundësi, që jo vetëm të jenë zëri i të rinjve, por edhe të rrisin besimin te fuqia e të rinjve për Ndryshim!

Meta Fb
Meta Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: