Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me të dhënat e INSTAT që tregojnë se rinia po ikën nga vendi.

Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, Sula thekson se në Shqipëri po mbesin vetëm mosha e mesme dhe mosha e tretë. Sipas tij, Rama po e çon deri në fund planin e tij për të “vrarë” shpresën.

REAGIMI I SULËS
?Shqipëria po humbet shpresën!
Teksa ne zihemi mes vetes, Edi Rama po vijon të zbatojë planin e tij anti kombëtar. Të dhënat e fundit e INSTAT tregojnë se Shqipërisë po i humbet e ardhmja. Në tabelën e mëposhtme vija me ngjyrë të kuqe tregon ecurinë e grupmoshës 0-49 vjeç. Siç duket në të vihet re se numri i kësaj grupmoshe që jetojnë në Shqiperi po bëhet gjithnjë e më e vogël. Ndërsa vija me ngjyrë të gjelbër tregon ecurinë e grupmoshës mbi 40 vjeç. Kjo kategori rezulton se po rritet.
?Çdo ditë e më shumë grupmosha më vitale, ata që jane e ardhmja e vendit po bëhet gjithnjë e më e vogël. Në Shqipëri po mbesin vetëm mosha e mesme dhe mosha e tretë. Edi Rama po e çon deri në fund planin e tij për të “vrarë” shpresën. Në mënyrë indirekte një dorë për të realizuar ëndrrën e tij po e japim edhe ne demomratët duke u marrë me njëri-tjetrin.
INSTAT raportoi së fundmi se popullsia e Shqipërisë më 1 Janar 2022 rezulton 2.793.592 banorë, duke pësuar një rënie me 1,3 %, krahasuar me 1 janar 2021. Ky është viti i pestë radhazi me tkurrje të numrit të banorëve.
Në total, në vend kishte 36 mijë banorë më pak në Janar të vitit 2022, në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë.
Por, zhvillimi më shqetësues është fakti që në pjesën më të madhe të kësaj tkurrjeje ka ndikuar rënia e numrit të grup-moshës 20-24 vjeç, që është dhe pjesa më vitale dhe në moshë produktive e popullsisë.
Kjo grup-moshë shënoi një rënie me 15 mijë persona, duke ndikuar në gati gjysmën e tkurrjes së popullsisë totale të vendit. Rënia në vlerë është gati tre herë më e lartë se grup-moshat e tjera, një faktor indirekt që efektin më të lartë nuk e kanë dhënë zhvillimet natyrore të popullsisë, por emigracioni. (shih grafikun: Ndryshimi vjetor i popullsisë, sipas grup-moshave).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb