Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Floida Kërpaçi, thotë se të rinjtë po largohen masivisht, sepse u është vrarë besimi nga regjimi aktual se në Shqipëri mund të punohet lirisht, jetohet dhe ndërtohet e ardhmja.

Në një reagim në Facebook, ajo shprehet se ky 8 dhjetor e gjen vendin tonë me arsim të shkatërruar; me punësim që nuk garanton mirëqenie dhe energji të humbura

Reagimi i plotë:

8 dhjetor 2022 – Rinia e para

Të rinjtë po largohen masivisht; sepse u është vrarë besimi nga regjimi aktual se në Shqipëri mund të punohet lirisht; jetohet dhe ndërtohet e ardhmja. Ky 8 dhjetor e gjen vendin tonë me arsim të shkatërruar; me punësim që nuk garanton mirëqenie dhe energji të humbura.

E ndërkohë që të gjithe duan të ikin nga vendi sepse Rilindja ka shkatërruar çdo gjë, kjo ditë duhet të jetë ditë reflektimi dhe reagimi për të gjithë. Se kështu nuk vazhdohet më, nëse vërtetë duam që Shqipëria të bëhet si e gjithë Evropa.

E për ta realizuar këtë duhet ndryshim, duhet reagim. Të rinjtë dhe të rejat janë e tashmja dhe e ardhmja e vendit, ndaj misioni për ta bërë vendin tone ashtu siç ëndërrojmë është vetëm në dorën tonë.

Ne besojmë që Shqipëria i perkët të rinjve ndaj si parti e Rinisë, si parti e Lirisë, do të vazhdojmë angazhimin tonë maksimal për të ndërtuar platformat dhe politikat më të mira që garantojnë arsim cilësor, punësim të mirëpaguar dhe mirëqenie që jep shpresë, besim e mundësi tek ndërtimi i të ardhmes në Shqipëri.

Të gjithë bashkë mund t’ja dalim!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: