Në studion e News24 në rubrikën “Opinion” janë diskutuar incidentet e fundit të të rinjve në vend ku një grup 15 dhe 16-vjeçarësh janë zënë me një grup bashkëmoshatarësh nga Polonia në Ksamil për një konflikt të çastit.

Sipas gazetarit Enrik Mehmeti zënka ka nisur pasi grup i të rinjve nga Polonia, të cilët kishin ardhur në Shqipëri për t’u stërvitur pasi ishin sportisë, kanë thënë një fjalë e cila është marrë si ofendim nga një grup të rinjsh shqiptarë prej 15 vetash të cilët kanë nisur më pas dhunën.

Ai tregoi se të rinjtë janë goditur me mjete rrethanore si shkopinj dhe dy prej tyre janë lënduar, por nuk kanë zgjedhur të denoncojnë rastin zyrtarisht.

“Janë të rinj polakë, kanë ardhur në Shqipëri për stërvitje se janë sportistë. Ata që po goditen janë polakë dhe ata që po i godasin me mjete rrethanore janë shqiptarë. Ata kanë thënë një fjalë që shqiptarët e kanë marrë për ofendim dhe më pas janë dhunuar dhe dy prej tyre janë lënduar. Ata nuk kanë ngritur padi dhe nuk janë larguar nga Shqipëria. Janë të gjithë të moshave 15-16 vjeç.

Ditën e djeshme një tjetër grup i një shkolle sapo janë larguar pas një grumbullimi që ishte gati për sherr. Është tejet e nevojshme që në shkolla ku ka elementë problematikë duhet të ketë prezencë më të madhe të policisë. Stafi nuk i kushton shumë rëndësi këtyre individëve. Atje ishin bërë 30 veta. Në Ksamil kemi rreth 15 të rinj që po ndiqen penalisht dhe ata mund të shkaktonin dëme shumë të mëdha te njëri-tjetri

Këto incidente reklamohen në rrjetet sociale. Ai që po filmonte dukej që ishte pjesë e grupit. ata kishin marrë masat për të treguar krenarinë e tyre në atë rast. Në Itali ka një databazë me adoleshentët problematikë dhe ata kontrollohen herë pas here. Në Vlorë ne e dimë që kur të rinjtë kanë një çantë ka diçka ose do të duket sikur ka diçka më vete” tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: