Ne emisionin “Në Shënjestër”, në News24 gazetari Xhevahir Zhabina dhe eksperti i Sigurisë Fatjon Softa folën për vrasjet dhe atentatet e kryera në vend.

Gjatë bisedës në studio, u ndalën edhe vrasjet me pagesë dhe përfshirjen e të rinjve në këto ngjarje.

Gazetari Xhevahir Xhabina i ndalur tek dosja e dy vëllezërve  Beqiraj, u shpreh se dy vëllezërit kanë folur më shumë dhe se dëshmia tyre beson se nuk është dhënë e plotë.

Nga ana e tij, eksperti i sigurisë u shpreh se grupmosha 20 deri në 30 vjeç janë të rinj që bëhen lehtësisht pjesë e botës së krimit.

Pjesë nga biseda në studio:

Gazetari Zhabina: Pas atentatit të nëntorit të 2019, ku Laho mbeti i plagosur edhe prokurori, aktiviteti i tij është i shtrirë kryesisht në mëhallë, në Gjirin e Lalzin. Dy personazhet që pretendohet se e kanë ndjekur vëllezërit Beqiraj janë nga qyteti bregdetar. Konfliktet janë të shtrira në kohë dhe besohet se do të zgjasë. Prokuroria ka edhe të tjera prova, ndoshta edhe dëshmi të dy vëllezërve që nuk janë përfshirë në kërkesën e masës së sigurisë ndaj tyre. Edhe në rastin e Nuredin Dumanit, prokuroria zgjodhi të shkruante të gjithë provat e saj, por vendosi të japë një pjesë. Edhe në këtë rast mendoj që një pjesë e dëshmisë së vëllezërve Beqiraj nuk janë bërë publike, pasi është ende në hetim. Në aq sa kemi mundur të lexojmë në dëshmi, duket sikur ka një shkëputje mes tyre dhe pjesës tjetër të grupit që ka bërë vrasjen, duket sikur kanë rol pasiv, njëherë thonë kemi folur në telefon…

Pyetje: Të rinj në veprimtari kriminale dhe vrasje me pagesë?

Eksperti i Sigurisë, Softa: Moshat që janë përfshirë në këto aktivitete janë mosha të reja, nisur nga 20 deri në 30. Kjo është moshë delikate që tërhiqet dhe përdoret nga bota kriminale. Se imagjinoj dot që vrasjen ta konsiderojnë punë. Ka shumë motive, janë faktorët, social, ku ata rriten, shoqëria që kanë, faktorët ekonomikë që i shtyjnë të pasurohen më shpejt. Pjesa tjetër është ajo që ka një familje të munguar dhe ky kontigjent përdoret nga bota e krimit. Mungesa e kontrollit në familje, shkollë, të policisë së shtetit ka krijuar këtë lloj klime.

Dy vëllezërit Beqiraj nuk kanë pranuar që të kenë qëlluar me armë ndaj viktimave në atentate ku kanë marrë pjesë, ku mund të renditen?

Softa: Çdo dëshmi e dhënë nga ata, duhet të verifikohet. Duhet të kryqëzohen informacionet që të shikojmë nëse kanë qenë vrasës apo jo. Janë pjesë e aksioneve dhe nuk ka si të mos jenë pjesë e ekzekutimeve. Duhet të presim gërshetimin e hetimeve.

Zhabina: Ky mund të jetë një problem që mund ta ndeshë Prokuroria e Durrësit.

Pyetje: A kanë rrëfyer vëllezërit Beqiraj të dhëna të reja për përfshije te Aleksandër Lahos në aktivitet të tjera kriminale?

Zhabina: Prokuroria e Durrësit besoj nuk i ka futur të gjithë pjesët e dëshmisë së dy vëllezërve, besoj se aty mund të ketë surpriza, mund të jetë Aleksandër Laho një tjetër personash. Kam përshtypjen se ata kanë folur më shumë se kaq.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb