Deputetja e Partisë së Lirisë gjatë një takimi me drejtuesit e strukturave të Tiranës tha se pedagogët të cilët u ngritën në protestë për rritjen e pagave po kërkojnë “paga më të larta për të kryer kërkime shkencore në fakultete” dhe se “pagat duhet të jenë të njëjta me ato të Kosovës pa përmendur vendet e tjera të Ballkanit.”

“Bashkia e Tiranës shkon te makinat e qytetarëve dhe vendos gjoba. Në 1 vit ka vënë 330 mijë gjoba Policia Bashkiake. Shkojnë te qytetarët dhe i thonë se duhet të mbushin një kuotë të caktuar. Mos të flasim për atë kult, atë gangrenë që u bë në pandemi, shembja e teatrit kombëtar. U shemb në pabesi, në mesin e pandemisë. Qytetarët e Laprakës marrin një letër pa vlerë nga bashkia, asnjë siguri për pronën. Marrin një letër që nuk kanë të drejtë të ankimohen në gjykatë. Nuk kanë kurajë të sigurojnë qytetarët. Kjo është beteja e secilit prej nesh, qe do të jetojë në Shqipëri. Jam shumë krenare që jam pedagoge e Fakultetit të Drejtësisë. Sot pedgaogët u ngritën në protestë, gjetën kurajo dhe shërbejnë si një model shumë i mirë për të rinjtë që të kërkojnë llogari nga kjo qeveri. Kërkojnë thjesht paga sa Kosova, që të rritet kërkimi shkencor. Kjo nuk është një betejë e lehtë, por kur ka qenë ndonjëherë e lehtë për ne. Duhet të kemi kurajon, dhe t’i japim dorën njëri-tjetrit”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb