Lajmet që dolën nga Ukraina ditët e fundit kanë qenë shumë të zymta. Kështu që ne menduam t’ju sjellim këtë histori për një çift ukrainas që kanë festuar dasmën e tyre mes rrënojave të qytetit.

Anastasia Grachova dhe Anton Sokolov, të cilët shpërndajnë ilaçe për njerëzit në nevojë në të gjithë Kharkivin, u martuan në stacionin e metrosë së nëndheshme të qytetit.

Forcat ruse janë tërhequr nga disa pjesë të Ukrainës ditët e fundit, por Kharkiv në veri-lindje vazhdon të përballet me bombardime të shpeshta.

Banorja vendase Maria Avdeeva, drejtoreshë kërkimore në Shoqatën Evropiane të Ekspertëve, tha se ajo mori pjesë në dasmë.

Ajo shtoi në Twitter: “Anton dhe Anastasia nuk kanë në plan të shkojnë në një muaj mjalti së shpejti.

“Një ditë, ata duan të shkojnë diku në një plazh me palma. Përpara se kjo të ndodhë, ka një luftë për të fituar dhe ditë brutale përpara. Por dje, kishte shpresë, bukuri dhe dashuri.”

3ab177ff E48c 44fc B944 39d8893ec866

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb