TIRANË- Disa pacientë të Dializës në shenjë protestë për ndërprerjen e shërbimeve për ta kanë zbarkuar në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë ditën e sotme.

Mësohet se ata kanë kërkuar një përgjigje nga ministria, ndërsa deklaruan se dërgohen për ndërhyrje mjekësore tek spitalet private. Nga ana tjetër protestuesit kanë paralajmëruar se do të shtrihen në ambientet e ministrisë deri sa të marrin një përgjigje nga ministri Ilir Beqaj.

“Nuk marrim nga shteti ilaçet falas. Nuk marrim shërbimin e transportit. Na dërgojnë për ndërhyrje te privati”, -deklaruan pacientët. Më tej ata shtuan se kudo që shkojnë i kërkojnë lekë në mënyrë abuzive.

“Kudo na kërkojnë lekë. Ta bëjmë dializën në qytetet tona dhe jo në tiranë. Shteti të plotësojë kërkesat”, -pohuan ata.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: