Tetë fëmijët e fshatit Plan i Bardhë që frekuentojnë shkollën 9-vjeçare “Bejn” në fshatin Kloskatund vijojnë të shkojnë në shkollë me kamion. Janë drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë që transportojnë mineral kromi nga Bulqiza në drejtim të Durrësit ata që bëjnë çdo ditë bamirësi me këta fëmijë.

Në orët e mëngjesit, në temperatura shumë të ulëta të dimrit, fëmijët presin që ndonjë mjet të ndalet për t’i marrë në vendin e quajtur “Kodra e Kukës”. Shkëlqim Kola, drejtues i një mjeti të tonazhit të rëndë, tha se çdo ditë njëri prej kolegëve të tij i merr këta fëmijë deri në fshatin Kloskatund.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Problemi i transportit të këtyre fëmijëve nuk po merr zgjidhje. Burime nga Zyra Vendore Arsimore Klos, thanë për gazetarin Enver Doçi se tenderit të hedhur për të gjetur një mjet transporti për këta fëmijë, nuk i është përgjigjur askush, për shkak të tarifave të ulëta ligjore për transportin e fëmijëve të shkollave.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb