Fluks pacientësh për ndërhyrje të kirurgjisë plastike në Spitalin Hygeia, jo vetëm shqiptarë por edhe të huaj. Mos shkoni askund tjetër, Kurorëzoni bukurinë tuaj pranë Anassa në Spitalin Hygeia!

Vera dhe sezoni i plazhit tashmë janë më afër se kurrë dhe të qënit në formë fizike sa më të mireë është prioriteti i gjithësecilit nga ne. Jo pak here ndodh që edhe pse bëjmë dieta nga më të ndryshmet apo kryejmë aktivitete fizike jo të gjithë arrijnë të kenë format fizike të ëndëruar dhe në të tilla raste zgjidhjen e gjejmë pranë bisturisë së Kirurgëve Plastike.

Dhe një ndër vendet ku mund të gjejmë zgjidhje për probleme të tilla është edhe Klinika dermo-estetike dhe e Kirurgjisë Plastike Anassa e cila e ndertuar si pjesë integrale e Spitalit Hygeia është Klinika ku ofrohet e gjithë gama e trajtimeve të kirurgjisë plastike dhe rikonstruktive si dhe e trajtimeve dermo-estetike, trajtime këto që na ndihmojnë për të korrigjuar apo përmirësuar aspekte te caktuara të fizikut tonë pra trajtime që na ndihmojnë që të dukemi gjithmonë në formë. Ekselenca është ajo c’ka Anassa ofron në fushën e Kirurgjisë Plastike dhe Rikonstruktive ku mjekë kirurge plastike ofrojnë të gjithë gamën e shërbimeve të kirurgjisë estetike për cdo pjesë të trupit dhe fytyrës, për cdo moshë, si për femra ashtu edhe për meshkuj.

A377792c 3560 4466 A4b0 A610d8cfed5f
A377792c 3560 4466 A4b0 A610d8cfed5f

Synimi i mjekëve profesionistë kirurgë plastike në Anassa është aplikimi i trendeve të fundit të teknikave operatore të kirurgjisë plastike kjo me qëllimin e vetëm që pacientëve që kërkojnë të përmirësojnë, korrigjojnë apo te rigjenerojnë pamjen e tyre të jashtme t’ju ofrohen rezultate që ti përshtaten sa më shumë fizionomisë së tyre, pra të jenë sa më pranë pamjes së tyre natyrale dhe rezultati përfundimtar të jetë I tillë që pacientët do të duken më rinore dhe të fresket dhe mbi të gjitha me më shumë vlerësim për veten.

Me qëllim për t’ju ardhur sa më pranë kërkesave të shumta që pacientët kanë për kirurgjinë plastike në Anassa, kjo Klinikë, gjithë muajin Maj ja ka dedikuar kirurgjisë plastike nën sloganin “Të shëndetshëm dhe të bukur” dhe në kuadër të kësaj fushate do të ofrojë ndërhyrje të kirurgjise plastike, dhe përkatesisht ato me të kërkuarat dhe që kanë të bëjnë me konturimin e trupit, ti ofrojë me cmime shumë preferenciale dhe përkatesisht:

  • Rimodelim të Hundës me 1,200 euro
  • Abdominoplastikë me vlerë 2,500 euro
  • Rimodelim I vitheve me vlerë 3,000 euro
  • Rimodelim I gjoksit me vlerë 2,400 euro

Në kuadër të kësaj fushate Spitali Hygeia në bashkepunim edhe me një institucion bankar ofron lehtësira përsa i përket pagesave për ndërhyrjet e kirurgjisë plastike, duke siguruar financim me interes 0 dhe pagesë me këste vetëm me një kartë krediti.

Mos shkoni askund tjetër, Kurorëzoni bukurinë tuaj pranë Anassa në Spitalin Hygeia!

Rezervo takimin: 04 23 90 000
#SpitaliHygeiaTirane #Shendetpertegjithe

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb