TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha ka kërkuar që mediat të përfshihen në paketën e ndihmës për përballimin e krizës së krijuar nga koronavirusi.

Pas falënderimit për gazetarët, sidomos ata në terren, Basha tha se dëmtimi i informacionit që do të vijë për shkak të pamundësisë së mediave përbën një kërcënim për përballimin e kësaj krize duke kërkuar së paku shlyerjen e detyrimeve të mediave ndaj shtetit.

“Mbështetje e mediave është e domosdoshme. Zinxhiri i tillë është që kur vuan ekonomia ka më pak mundësi biznesi për reklamë. Duhet ndihmë për gazetarët, operatorët, shoferët. Kam një falënderim nga zemra në veçanti për gazetarët dhe operatorët në terren.
Pa sytë tuaj, pa veshët tuaj, për mendjen tuaj, pa gojën tuaj, Shqipëria do të ishte në një vend të errët. Nuk ka armë më të fuqishme kundër panikut se sa informacioni, se sa transparenca. Dëmtimi i informacionit që do të vijë për shkak të pamundësisë së mediave përbën një kërcënim për përballimin e kësaj krize. Të shihen mundësi për mediat në vështirësi. Shlyerje e detyrimeve për pagesat që mediat iu detyrohen tatim taksave ose shtetit që të mundësojë pagesën për stafin.
Kërkesa ndaj autoriteteve të mos jenë të verbër ndaj nevojës për të mbështetur dhe sektorin e mediave si një sektor kyç në përballimin e kësaj krize”, u shpreh Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb