Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla bëri një paraqtije pozitive ditën e djeshme në sfidën ndaj Hungarisë duke lënë pas krahëve humbjen e thellë 4-1 kundër Polonisë.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me San Marinon, Kumbulla u ndal të fliste për triumfin e djeshëm dhe rastin flagrant që humbi në pjesën e parë.

Fitorja me Hungarinë– Jam shumë i lumtur që dje fituam dhe gjithë skuadra luajti mirë. Unë besoj që përveç dy rasteve që gabova, normale rezultati tregon që s’kemi luajti mirë ndaj Polonisë, por jam i lumtur për ndeshjen e djeshme.

Rasti i humbur- Nuk kisha çfarë të mendoja. Shkova shpejt në mbrojtje. Humba një rast të rëndësishëm, por ndodh në futboll. Nuk ke çfarë të bësh. Siç e thashë më parë, isha pak pafat, ishte top i shpejtë. Nuk mund të flasim për gjërat që kanë kaluar, është e kotë.

Minutat- Shokët e skuadrës më ndihmojnë shumë. Nuk kam problem të luaj me asnjë. Asnjë lojtar nuk është titullar i padiskutueshëm. E rëndësishme është ekipi kombëtar. Kush luan do të japë 100 përqindëshin.

Shanset- Dëshira jonë është të bëjmë më mirë, të shkojmë në play-off. Është e vështirë se janë ekipe të forta. Do të japim maksimumin në fushë, ishalla po shkojmë në play-off.

Kundërshtari- Besoj se të dyja janë kundërshtar direkt si Polonia dhe Hungaria. Kanë rivalitet, por unë besoj se janë të dyja. Shpresoj që ishalla po bëjnë ndonjë gol, jo vetëm me San Marinon por edhe me tjerat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb