Gjithçka gati për debutimin në “Euro2020”, Italia e Roberto Mancini zbret në fushë kundër Turqisë me ide të qarta dhe me dëshirën për të përjetuar finalen e madhe të Wembley, por më parë e pret një sfidë aspak komode, gjërat në premiere për Mancin janë gjithnjë me më shumë presion, për më tepër kur luan në shtëpi: “Do të jetë një sfidë e vështirë, me më shumë presion pasi është ndeshja inauguruese e turneut. Kam besim, duhet të përpiqemi të argëtohemi por në të njëjtën kohë me shumë respekt për Turqinë. Dëshirojmë të shkojmë fillimisht në Wembley pastaj të shohim”, u shpreh Roberto Mancini në konferencë për shtyp.

Turqia nuk vjen në këtë sfidë si favorit, por luan pa presion kundër një ekipi që shihet si kokë grupi, trajneri Senol Gunes është i vetëdijshëm për këtë pjesë por ky fakt nuk e pengon të shpreh dhe një dëshirë: “Nuk jemi favorit në këtë grup por do dëshiroja të luaja finalen me Italinë. Të gjithë dëshirojnë të fitojnë, edhe ne. Do të jetë një ndeshje e ndërlikuar, e njohim forcën e kundërshtarit por dhe pikat e tyre të dobta. Kanë lojtarë që luajnë në Serie A por dhe tek PSG e Chelsea, kanë një kulturë dhe traditë futbolli shumë të madhe por ne nuk futemi në fushë të dorëzuar, përkundrazi, theksoi trajneri i Turqisë në konferencë për shtyp. Italia dhe Turqia bëjnë pjesë në grupin A së bashku me Zvicrën dhe Uellsin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb