Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle prek me një mesazh kushtuar mikut të tij, ish-kolegut Bashkim Fino, i cili ndërroi jetë nga koronavirusi.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Dokle tregon se kishte telefonuar dhe i kishte dërguar mesazhe Finos, por ky i fundit nuk i ishte përgjigjur. Mes të tjerash ai thekson se e kishte parandierë gjëmën.

MESAZHI I DOKLES
MOS, BASHKIM, MOS, Ç’NA BËRE KESHTU?! Te telefonova, nuk u pergjigje…te dergova mesazh, nuk u pergjigje…dhe shpirti im (mallkuar qofte!) e parandjeu gjëmën! Kurre nuk kishte ndodhur ashtu…Kisha tre dite qe me mendje flisja me ty, me ty, miku im i mire, miku im i perjetshem, mik i paharruar. E kujt i duhen tash keto fjale?! Ti ike dhe na le…ç’na bere keshtu?!

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb