SHBA- Njerëzit shpenzojnë mesatarisht 2 deri në 4 orë në ditë, në një kënd të panatyrshëm qëndrimi duke shkruar tekste në telefon ose duke dërguar e-maile. Pra janë 700 deri në 1400 orë në vit. Por suksesi i mediave sociale ka një anë negative, një postim të keq të trupit.

Një studim i ri ka zbuluar se mbajtja e kokës ulur për të lexuar një mesazh tekst apo për të naviguar në internet shkakton probleme tek shtylla kurrizore. Kjo sepse përkulja e qafës shton presionin e ushtruar tek shpina. Mbajtja e kokës ulur në një kënd prej 60 gradësh për të parë ekranin e telefonit i rëndon rreth 27 kilogramë shpinës tonë.

Në këtë përfundim ka mbërritur një studim i Keneth Hansraj i “Spine Surgery and Rehabilitation Medicine” në Nju Jork, i cili përllogariti “dëmin” që i bëhet shtyllës kurrizore kur mbajmë kokën ulur nga 15 deri në 60 gradë. Vetë pesha e kokës në pozicion vertikal shkon nga 4.5 deri në 5.5 kilogram mbi shtyllën kurrizore, por e përkulur përpara 15 gradë e më shumë dhe e ndihmuar nga graviteti, atëherë presioni që ushtrohet mbi shtyllën kurrizore shkon deri në 27 kilogram.

Si ta shmangim këtë problem? Është pothuajse e pamundur që të shmangim teknologjitë që shkaktojnë probleme të tilla, megjithatë individët duhet të përpiqen që t’i kontrollojnë telefonat e tyre duke mbajtur shpinën drejt, si dhe duhet të shmangin orët e gjata që shpenzojnë çdo ditë duke përdorur pajisjet e tyre elektronike.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb