Shmangia e një konflikti të mundshëm në Ballkan, si dhe kundërbalancimi i agresionit Rus dhe ndërhyrjes së Kinës” ishte tema që u diskutua në forumin e sigurisë në Kongresin Amerikan. Ky forum u organizua nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në bashkëpunim me kongresmenët Pete Sessions dhe Robert Aderholt.

Në këtë takim morën pjesë disa përfaqësues të Kongresit Sessions, deputetë dhe ministra nga Ukraina dhe autoritete nga Departamenti i Mbrojtjes dhe Këshilli i Sigurisë kombëtare.

Në takim Mediu theksoi problemet dhe tensionet e vazhdueshme në Ballkan, mundësinë e një konflikti të mundshëm të sponsoriziar nga Rusia për të tërhequr vëmendjen nga konflikti në Ukrainë, nëpërmjet disa fakteve evidente siç janë.

•shpenzimet luftarake pa kufi të Serbisë në bashkëpunim me Rusinë dhe Kinën
•situata në Bosnjë, dhe veçanërisht kërkesa e Republika Sërbska për shkëputje nga Federata e BiH.
•Tensionet e qëllimshme në Veri të Kosovës me shenja të agresionit ushtarak të Serbisë dhe bllokimi i dialogut
•tensionet fetare dhe politike në Malin e Zi.
•prezenca e fuqishme ekonomike e Kinës në sektorë kritikë që lidhen me sigurinë kombëtare dhe teknologjinë
Mediu theksoj se Ballkani rrezikohet dhe nga zhvillimet e brendshme:
-Rritja e autoritarizmit, krimi i organizuar dhe korrupsioni, rritja e varfërisë dhe largimi masiv i të rinjve dhe të rejave, duke krijuar një problem të rëndë sa politik edhe social.
Kongresmenët shprehën mbështetjen e tyre për të ndihmuar Ukrainën dhe mposhtur regjimin e Putinit, ashtu siç shprehën shqetësimi e tyre për ndërhyrjet e Kinës në rajon dhe më gjerë nëpërmjet Iniciativës 17+1 dhe Road and Belt.
Pothuaj në çdo vend tashmë Kina është kthyer në kërcënim për lirinë dhe të drejtat e shtetasve tanë.
Në këtë takim u ra dakord që të punohej për një legjislacion konkret që të bëjë një vlerësim të investimeve të huaja që cënojnë sigurinë kombëtare.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: