Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Bash,  ka marrë kritika nga figura të shumta politike pas debateve dhe zhvillimeve të fundit në PD.

Ka qenë deputetja e LSI Erisa Xhixho e cila nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ e ka etiketuar kreun e PD-së si mosmirënjohës.

Ajo shprehet se LSI ka vlera që kanë të bëjnë me besnikërinë, vlera të cilat Basha sipas saj nuk i ka.

Statusi:

“MOSMIRËNJOHJA E BASHËS VEÇORI E KARAKTERIT TË TIJ! Mosmirënjohja është një veçori e njohur e zotit Basha. Të gjithë e dinë e madje e pranojnë edhe në Partinë Demokratike ketë veçori të tij, ndaj nuk ka se pse ai t’i jetë mirënjohës LSI-së, edhe pse atë të vetme fitore që ai përmend lart e poshtë, të garës për kryetar i bashkisē së Tiranës, Lulëzim Basha e fitoi vetëm falë LSI-së dhe 23 mijë votave që i dha ajo. Edhe ai e di, por mosmirënjohja nuk e lejon ta thotë dhe as të flasë për LSI pasi nuk ndan të njëjtat vlera dhe parime me të. Keto jane fakte jo fjale boshe. Te flasesh per LSI duhet kesh disa vlera që kanë te bëjnë me besnikërinë, luajalitetin dhe mirenjohjen qe z.Basha mesa duket nuk i ka. Por, për LSI-së mosmirënjohja e tij nuk ka ndonjë vlerë. Sot për LSI-në ka rendesi te degjojë dhe të flasë per njerezit dhe aspak të humbë kohë me një humbës mosmirënjohës. E vetmja gjë që duhet bësh të është mos shesësh interesat e shqiptarëve për interesat e tua siç ke bërë duke e kthyer forcën e opozitës në kunat opozitë”.

Duket se nga radhët  e LSI kritikat vazhdojnë, pasi ish-deputetja Kejdi Mehmetaj e ka cilësuar kryedemokratin Basha një pazarxhi, pengamarrës dhe gënjeshtar.

Ajo thekson se LSI nuk mund të jetë më shpëtim për Bashën, pasi sipas saj i ka borxh 19 mandatet e dorëhequra të 2019.

Statusi:

Çfarë ti thuash më Luli Bashës, që nuk ja kanë thënë akoma demokratët të cilët i la për 12 vite rrjesht në opozitë? Çfarë ti thuash më Luli Bashës, kryetaro-kunatit, pengut, artistit, pazarxhiut, matematicienit që gënjen edhe për orën? Çfarë mund ti thuash më Luli Bashës, që gjeti shpëtim tek LSI në 2017 kur mezi mori 43 mandate e nga frika e konkurrencës shkërmoqi të gjithë PD-në? Fatkeqsisht për Luli Bashën, LSI nuk mund të jetë më shpëtimi i tij, pasi LSI-së i ka borxh 19 mandatet e dorëhequra të 2019-ës, bashkitë e këshilltarët që nuk kandiduan se Luli Basha kishte frikë nga zgjedhjet lokale dhe mandatet e votat e humbura të 2021-it që kishte merak me banda e para t’ja blinte LSI-së njësoj si Edi Rama. Fatkeqsisht për Luli Bashën, LSI zuri mend nga gabimi fillestar i të besuarit të atij që nuk i beson as familja e tij politike dhe fatkeqsisht për Luli Bashën as hija e tij nuk do i afrohet ndonjëherë hijes së Ilir Metës, se lider nuk të bën karrigia e kryetarit të PD, por morali, koherenca dhe qëndrueshmëria përballë qytetarëve. Ndaj, Luli Basha të shohë hallet që e kanë zënë brenda shtëpisë së tij, pa u shqetësuar, se do i vijë momenti për tu përballur edhe me bëmat e mashtrimet ndaj LSI. Dhe kur të vijë momenti që LSI do flasë, nuk do ketë më plane gjermane, amerikane apo Edi Ramë që ta shpëtojnë!

 

Po ashtu kanë reaguar edhe Floida Kërpaçi dhe Silva Caka

 

Floid

Silva

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: