Kapen në kufirin greko-shqiptar dy shqiptarë të kërkuar. Në pranga kanë rënë një 34-vjeçar dhe një 43-vjeçare.

Arrestimi i tyre është bërë në Follorinë pas një bashkëpunimi të policisë me sektorin e verifikimit të pasaportave në Kakavijë.

Sakaq, është arrestuar një shqiptar 34-vjeçar, i kërkuar me dy urdhra arresti të Prokurorisë Kalavrita për vjedhje në bashkëpunim, grabitje në bashkëpunim dhe trafik droge.

Po ashtu është arrestuar edhe një grua 43-vjeçe, me urdhër arresti të Prokurorisë së Athinës për bashkëpunim në trafikim të qenieve njerëzore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: