Gjermania po shqyrton mundësinë për të dërguar një kontingjent ushtarak në Bosnjë dhe Hercegovinë, në kuadër të EUFOR-it. Kjo është konfirmuar këtë të mërkurë nga Bundestagu.

Berlini ka theksuar se ky vendim vjen si pasojë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Bosnjë dhe Hercegovinë, shkruajnë mediat e huaja.

“Ne mirëpresim forcimin e misionit ushtarak në Bosnjë dhe konsiderojmë përfshirjen e ushtrisë Gjermane në operacion. Gjermania është e shqetësuar për paqen dhe stabilitetin në Europë si edhe në Ballkanin Perëndimor”, kështu bëri me dije Anna Lirman sekretarja e Shtetit për Europën dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme gjermane në seancën e Bundestagut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb