Dy persona janë vrarë nga të shtënat që janë regjistruar në pjesën perëndimore të Gjermanisë.

Mediat lokale shkruajnë, se sulmuesi është në arrati. Zyrtarë policorë, bëjnë të ditur se i dyshuari, po fshihet në qytetin Espelkam, qytet në të cilën jetojnë mbi 20.000 persona.

Policia ka nisur menjëherë hetimet, duke ushtruar kontrolle pranë vendit të ngjarjes, shkruajnë mediat e huaja.

Gazeta gjermane “Blid”, thotë se rasti bëhet fjalë për situatën e ashtuquajtur “Amok”, ku një person në mënyrë të pakontrolluar vret njerëz përreth vetes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb