SHKODËR- Të shtëna me armë në qytetin e Shkodrës, plumbi qorr prek një grua brenda banesës së saj. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur mesditen e sotme, ndërsa mësohet se shtetasja Fatmira Grenza, 32-vjeçe ka mbetur e plagosur pasi është prekur në kokë nga një plumb qorr.

Burime të News 24 bëjnë me dije se gruaja ka qenë e ulur në divan bashkë me foshnjen 9-muajshe kur është prekur nga plumbi qorr.

32-vjeçarja është transportuar menjëherë në spital, ndërsa mësohet se është në gjendje të rëndë. Burime nga spitali konfirmojnë se e reja po i nënshtohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Ato që mbeten ende të panjohura, janë shkaqet e plagosjes. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: