Të shtëna armësh janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë pallatit presidencial në Conakry të Guinesë.

Forca të shumta të ushtrisë kanë rrethuar të gjithë territorin dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, ndërsa është mbyllur përkohësisht ura që lidh rrugët tokësore me rajonin ku jetojnë shumica e ministrave dhe qeveritarëve të vendit.

Një zyrtar i lartë i qeverisë së këtij vendi ka thënë për Reuters, se presidenti Alfa Conda nuk është lënduar, duke mos dhënë informata tjera të detajuara.

Kujtojmë që në tetor të vitit të kaluar, 83-vjeçari Alfa Conda fitoi mandatin e tretë në zgjedhje. Kjo fitore u përcoll me protesta të dhunshme në të cilat u vranë dhjetëra persona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb