Një i vdekur dhe katër të plagosur. Ky është bilanci pas të shtënave me armë brenda një hoteli në Uashington. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa si pasojë, personat që ishin brenda ndërtesës janë tmerruar.

Policia u njoftua rreth orës 03.30 të mëngjesit me orën lokale kur u dëgjuan të shtëna gjatë një feste në një dhomë hoteli, në një lagje të pasur të Uashingtonit.

“Një grua që ishte në gjendje kritike vdiq në spital” tha policia e Uashingtonit, e cila rrethoi zonën për disa orë, ndërsa tashmë ka nisur dhe një hetim.

Deri më tani sipas autoriteteve, nuk është identifikuar asnjë autor i dyshuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb