Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Filadelfia pak minuta pasi këngëtarja shqiptare me famë botërore Ava Max mbylli performancën e saj.

Këngëtarja po performonte në Filadelfia të ShBA-së, për koncertin e saj të radhës me rastin e 4 korrikut. Menjëherë pas performncës janë dëgjuar të shtëna armësh dhe si pasojë e tyre mbetën të plagosur dy policë.

Ava Max ka publikuar një deklaratë në Instagram pas të shtënave që ndodhën pas performancës së saj gjatë shfaqjes së fishekzjarreve të katër korrikut të së hënës mbrëma në Filadelfia.

Këngëtarja shqiptare shkruan: “Jam e shkatërruar nga të shtënat që ndodhën pas shfaqjes sonë në Philly mbrëmë.”

Ajo e përfundoi deklaratën duke bërë thirrja për t’i dhënë fund dhunës me armë. “Nuk e di se ku ka ardhur ky vend . Kudo që shkojmë jemi të tmerruar. Jemi të traumatizuar. Kjo duhet të marrë fund. Unë lutem që të gjithë të qëndrojnë të sigurt në shfaqjet dhe ngjarjet e ardhshme.”

Sipas NBC Philadelphia , të shtënat ndodhën në orën 21:57 pranë Benjamin Franklin Parkway, pikërisht kur shfaqja e fishekzjarreve të qytetit arriti në përfundim. Qindra të pranishmit u larguan nga vendi i ngjarjes dhe dy oficerë pësuan lëndime, njëri në kokë dhe tjetri në shpatullën e djathtë. Ndërkohë mediat e huaja raportojnë se nuk ka ende asnjë të arrestuar për incidentin.

Kryetari i bashkisë së Filadelfias Jim Kenney shkroi në Twitter për të shtënat e 4 korrikut: “Të shtënat e sotme në Parkway janë një incident vërtet i tmerrshëm për qytetin tonë. Jam thellësisht mirënjohës që dy oficerët nuk u plagosën rëndë dhe ata janë trajtuar dhe janë liruar nga spitali.

Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të luftuar dhunën me armë në qytetin tonë – duke përfshirë marrjen e një numri rekord të armëve nga rrugët – por ne po bëjmë një betejë të vështirë. Ne po i lutemi ligjvënësve që të na ndihmojnë të ndalojmë fluksin e armëve në vendin tonë”, vazhdoi ai.

Para incidentit të tmerrshëm, Ava Max performoi në koncertin e Wawa Welcome America më 4 korrik, së bashku me yje si Jason Derulo dhe Tori Kelly .

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: