Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka mbajtur koncertin e tij përmbyllës të sezonit veror në Drenicë të Kosovës. Ai ka performuar para mijëra qytetarëve, disa nga hitet e tij më të njohura.

Vihet re se interesimi ka qenë vërtetë i madh. Madje vetë reperi ka ndarë në Instagram një video nga koncerti dhe ka shkruar: “Don Xhoni për president. N’Drenicë mirë se na vini”.

Ndërkohë, më tej ai ndau me ndjekësit një video, e cila është realizuar nga një fans në mes të turmës. Në video mund të shihet se si në një prej frazave më të famshme të një prej ‘freestyle’-ve të tij, dëgjohen krisma në sfond.

Nuk dihet nëse krismat në fjalë kanë qenë të vërteta apo improvizim, por Don Xhonit duket se i ka pëlqyer fakti që faqet në rrjetet sociale kanë shkruar se është gjuajtur me armë në koncertin e tij.

Ai ka shpërndarë një postim sot ku shkruhej: “Nën ritmin e Don Xhoni nuk durohen drenicasit, në mes qindra qytetarëve gjuajnë me armë”, dhe i njëjti e ka shoqëruar postimin me mbishkrimin: “Prej të 99-tës e dinë secili prej këtyre”.

Do
Do

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: