Të shtëna me armë janë regjistruar gjatë natës në Elbasan. Kanë qenë banorët, që të terrorizuar kanë njoftuar policinë.

Burime jo zyrtare bënë me dije se të shtënat me armë u dëgjuan për disa minuta në lagjen “Skënderbej” në zonën e njohur si “Ish Kombinati i Drurit”. Të shtënat e para janë dëgjuar nga banorët rreth orës 02:25, por edhe pas disa minutash më vonë.

Të shtënat dyshohet se janë kryer me armë automatike. Paraprakisht nuk ka të dhëna zyrtare rreth kësaj ngjarje që ka krijuar panik te banorët e zonës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb