Mosuli është një ndër qytetet më të goditura nga lufta në Irak, por dy të rinj kanë vendosur të përfitojnë nga liria dhe të kurorëzojnë dashurinë e tyre. Daily Mail i ka kushtuar një artikull dasmës së parë në Mosulin e lirë, siç e quan lidhjen e kurorës mes 20 vjeçarit Jassem, 18 vjeçares Rana.
Mësohet se dy të rinjrtë kanë pritur një vit për tui martuar, ndërsa nusja pa frikë ka zgjedhur edhe një fustan të bardhë me stil perëndimor, e paimagjinueshme kjo dy muaj më parë, kur qytetin e kishn mbërthyer terroristët e ISIS.
Banorët jo vetëm që nuk mendonin për dasma e gëzime, por kishin frikë të dilnin edhe nga shtëpitë e tyre. Pas më shumë se 2 vitesh torturë, tani qyteti kontrollohet nga qeveria irakiane, çka ju dha lirinë këtyre dasmorëve të kërcejnë e këndojnë pa frikë në rrugët e qytetit.
Oficerët irakianë dhe miqtë qëlluan me kallashnikovë në ajër për të festuar, kurse nga makinat dëgjohej muzika me zë të lartë.
(ma.ar/BalkanWeb)