GREQI– Një person ka mbetur i vrarë, ndërsa një polic është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në qendër të Athinës.

Sipas gazetës greke ‘Ekathimerini’, ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, kur policia është vënë në ndjekje të një 38-vjeçari të dyshuar, por ky i fundit ka hapur zjarr ndaj policisë, të cilët janë kundërpërgjigjur.

Nga shkëmbimi i zjarrit u plagos një oficer policis, i cili u dërgua për mjekim në spital, ndërsa agresori arriti të largohet.

Disa orë më vonë, policia gjeti të vrarë me armë në një ndërtesë 38-vjeçarin, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Paraprakisht dyshohet se ai ka vrarë veten, pasi pranë trupit u gjet një pistoletë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb