Një ngjarje e rëndë ka tronditur Australinë, ku pas të shtënave me armë kanë mbetur të vdekur tre persona, ndërsa një tjetër është plagosur.

Referuar mediave të huaja, të shtënat u shënuan mëngjesin e sotëm në një fermë bagëtish në Bogie në Queensland.

Policia e Queensland ka rrethuar zonën, ndërsa kanë nisur kërkimet për kapjen e autorit.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: