SHBA- Një i vdekur dhe 4 të plagosur. Ky është bilanci nga të shtënat me armë në Festivalin ZombiCon në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas mediave vendase.

Të njëjtat burime saktësojnë se autori i dyshuar nuk është kapur ende nga policia edhe pse gjithë zona është rrethuar. Të plagosurit janë transportuar në spitalin “Lee Memorial” dhe nuk janë në rrezik për jetën. ZombiCon është një festival në rrugë, ku pjesëmarrësit transformohen në të vdekur të gjallë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb