SHBA- Të paktën 16 persona kanë kërkuar ndihmën mjekësore, pas të shtënave me armë, në një park në New Orleans, në shtetin jugor amerikan të Luizianës.

Raportet thonë se rreth 500 njerëz janë mbledhur në park, më 22 nëntor, për të filmuar një video muzikë, në momentin kur ka shpërthyer zjarri mes dy grupeve të armatosura ka thënë policia.

Nuk është raportuar për ndonjë arrestim të menjëhershëm.

Policia ka thënë se është herët për të konfirmuar nëse dhuna kishte lidhje me bandat kriminale.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: