Një person i vdekur dhe 13 të tjerë janë plagosur të dielën në mbrëmje nga të shtëna të lëshuara nga një makinë në Hjuston të Texas. Shefi i qarkut, Ed Gonzales ka thënë se të shtënat janë regjistruar rreth 18:40, në momentin që 50 njerëz janë mbledhur për një festë në Baytoën.

“Pikërisht kur po lëshonin balonat në ajër ishte kur erdhi automjeti”, kanë thënë autoritetet. “Pothuajse pikërisht në atë kohë është kur ata hapën zjarr ndaj një turme”.
Tre nga të plagosurit u dërguan në spital me helikopter, tha Gonzalez. Një nga të plagosurit besohet të jetë një fëmijë i vogël, tha ai.

Oficerët më vonë u thirrën në qendrën mjekësore në Baytoën, ku disa nga të plagosurit u dërguan sepse atje shpërtheu një “rrëmujë”, tha Gonzalez.

Autoritetet nuk dhanë menjëherë një përshkrim të të dyshuarit, për të shtënat dhe nuk u njoftuan për arrestime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: