Nëntë persona mbetën të vrarë në një port në Ekuadorin verior afër kufirit me Kolumbinë.

Ministri i Brendshëm Juan Zapata tha se sulmi u krye nga 30 persona të armatosur rëndë dhe të lidhur me bandat e krimit të organizuar .

Ai tha se sulmuesit mbërritën me dy varka dhe me automjete.

Zapata tha se në port në kohën e të shtënave kishte rreth 1,500 dhe 2,000 njerëz.

Peshkatarët u vunë në shënjestër në shenjë hakmarrjeje, shtoi Zapata.

Një nga taksitë e përdorur nga sulmuesit u gjet e braktisur në port dhe u sekuestrua nga policia, tha prokurori në një postim në Twitter.

Provinca e varfër Esmeraldas ka qenë në gjendje të jashtëzakonshme që nga 3 marsi për shkak të niveleve të larta të krimit dhe dhunës.

Ekuadori ndodhet midis Kolumbisë dhe Perusë, dy prodhuesit më të mëdhenj në botë të kokainës, shumica e së cilës dërgohet në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë nga portet e Ekuadorit.

Rrjedhimisht, Ekuadori ka parë një rritje kohët e fundit të dhunës dhe vrasjeve që lidhen me trafikun e drogës .

Shkalla e vrasjeve në Ekuador pothuajse u dyfishua nga 14 për 100,000 qytetarë në 2021 në 25 një vit më vonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb