FRANCE-Disa persona janë plagosur si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri një shkollë në Francë. Mediat lokale raportojnë se ngjarja ka ndodhur në kampusin e shkollës Tocqueville në qytetin jugor të Grasse.

Një person i paidentifikuar ka hapur zjarr duke plagosur drejtorin e shkollës dhe 2 persona të tjerë.

Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për sulm terrorist, ndërsa policia në vendngjarje ka arrestuar një të dyshuar. Qeveria ka lëshuar një paralajmërim për një sulm terrorist përmes aplikacionit të saj në celular.

Kujtojmë se një tjetër ngjarje ndodhi gjatë ditës së sotme në Paris, ku një zarf i mbushur me eksploziv shpërtheu në ambientet e zyrave të FMN-së duke plagosur punonjësi që e hapi zarfin.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb