Një vajzë mbeti e vrarë dhe gjashtë të tjerë, përfshirë pesë nxënës dhe një mësues, u plagosën nga të shtënat brenda një shkolle në provincën Khyber Pakhtunkhwa të Pakistanit, tha policia.

Një polic hapi zjarr ndaj fëmijëve kur ata po ktheheshin në shtëpi pasi ndiqnin mësimet, tha për mediat oficeri i policisë divizioni i Swat Shafi Ullah Gandapur.

Trupi i vajzës nëntë vjeçare dhe i plagosuri u transportuan në një spital aty pranë dhe dy nga nxënësit ishin në gjendje kritike, sipas mediave lokale.

I dyshuari është arrestuar  nga policia, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar.  Me sa duket polici ka pasur disa probleme psikologjike të cilat e kanë shtyrë të kryejë veprën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb