Të paktën 13 persona u vranë, duke përfshirë shtatë fëmijë, nga të shtënat në një shkollë në qytetin rus të Izhevsk.

Sipas komitetit, 14 fëmijë dhe shtatë të rritur u plagosën në sulmin në shkollën nr. 88 që ndodhet pranë ndërtesës së administratës së qytetit të Izhevsk, kryeqyteti i Republikës Udmurt të Rusisë perëndimore.

Më herët u raportua se nëntë persona u vranë dhe rreth 20 të tjerë u plagosën nga të shtënat.

Sulmuesi ka kryer vetëvrasje dhe trupi i tij është gjetur, tha komiteti, duke shtuar se ai kishte veshur një bluzë të zezë me simbole naziste, një kapuç dhe identiteti i tij mbetet i paqartë pasi nuk kishte dokumente me vete.

Shkolla ka 982 nxënës dhe 80 mësues, të cilët janë evakuuar.

Guvernatori i Republikës së Udmurtit shpalli tre ditë zie.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb