Të shtënat kanë ndodhur në një shkollë në Suedi, konkretisht në qytetin Örebro.

Policia njoftoi të martën se ata “po i përgjigjeshin një kërcënimi për një sulm vdekjeprurës në një shkollë” dhe sipas mediave ndërkombëtare, një person i panjohur qëlloi me armë automatike.

Mes të sulmuarve ka edhe policë. Qytetarët këshillohen që të qëndrojnë larg zonës së rrethuar. Raportohet se pesë persona kanë mbetur të plagosur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: