Të shtëna me armë janë shënuar në Prishtinë të Kosovës,ku si pasojë është plagosur një person.
Policia në Kosovë bën të ditur se është arrestuar i dyshuari i kësaj ngjarje, ndërsa në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një pistoletë.

“Sot rreth orës 21:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “George Bush”, në Prishtinë. Pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, të cilat menjëherë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, personit të dyshuar I.I., mashkull 33 vjeç, i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është lënduar, dyshohet nga arma e zjarrit” ka thënë zëdhënësja Ahmeti.

Ajo ka thënë se aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb