Raportohen pothuaj çdo ditë vrasje në SHBA.

Dy persona mbetën të vrarë dhe katër të tjerë u plagosën pasi një person hapi zjarr në një qendër tregtare në Idaho, në SHBA.

Policia ka njoftuar se autori i sulmit është arrestuar, ndërsa situata është në monitorim.

Gjithashtu bëhet me dije se gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i plagosur edhe një oficer policie, i cili u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb