ÇIKAGO

Disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në një “baby showr” në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur gjashtë persona, mes tyre edhe dy fëmijë.

Mediat amerikane raportojnë se një djalë 8-vjeçar dhe një vajzë 10-vjeçare u qëlluan gjatë sulmit. Të lënduar kanë mbetur edhe tre burra në mes moshave 23-48 vjeç dhe një grua 29-vjeçare.

Lajm
Lajm

Të dhënat e fundit thonë se një nga të plagosurit është gjendje kritike për jetë, ndërsa dy të rinjtë janë në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut. Policia nuk ka  ende të dyshuar për ngjarjen edhe pse hetimet vijojnë intensivisht për dokumentimin e saj.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb