Një incident me armë zjarri ka bërë që autoritetet të mbyllin Pentagonin dhe të mos lejojnë asnjë prej personelit të dalë jashtë.

Altoparlantët u bënë thirrje zyrtarëve të qëndrojnë brenda ndërtesës pasi u dëgjuan të shtëna të shumta nga stacioni i autobusëve pranë Pentagonit në periferi të Uashingtonit.

CNN raporton se stacioni në fjalë është një prej pikave kyçe prej nga mijëra punonjës të Pentagonit hyjnë çdo ditë për në punë.

Kanali televiziv lokal WUSA tregoi pamjet e disa ambulancave dhe makinave patrulluese pak jashtë Pentagonit.

Media të tjera raportojnë edhe për një efektiv të plagosur.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb