TIRANË

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak çaste më parë tek stadiumin “Dinamo”, ndërsa nga të dhënat e para raportohet për një të plagosur. Gazetarja e “BalkanWeb” Dorjana Bezat raporton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjik Kuqali”, ndërsa një person ka mbetur i plagosur, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Pamje Nga Vendngjarja
Pamje Nga Vendngjarja

Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e motiveve.  Sipas të dhënave të para, i plagosur ka mbetur shtetasi Enea Keqa, 26 vjeç dhe për pasojë ka marrë plagë në këmbë.

Policia e Shtetit ka ngritur postblloqe në rrugët e kryeqytetit me qëllim identifikimin dhe kapjen e personit/ave si përgjegjës për ngjarjen. I riu është transportuar në Spitalin e Traumës dhe po mbahet nën kontrollin e bluzave të bardha.

Burime nga Policia i thanë ‘BalkanWeb’ se ka pasur shkëmbim zjarri mes 2 mjetesh, konkretisht një ‘Benzi’ dhe një ‘Polo’. Nuk dihet nëse i plagosuri është pjese e konfliktit apo është gjendur aty rastësisht.  Ajo që e bënë të vështirë identifikimin e autorëve është qëndrimi i të plagosurit, i cili mësohet se nuk ka pranuar të flasë për ngjarjen kur është pyetur  nga efektivët e policisë.

Burimet ndërkohë pohojnë për “BalkanWeb” se është ndërtuar idetikiti i personit që plagosi 26-vjeçarin. Sipas po të njëjtave burime,  mësohet se autori mban të veshur një xhup të zi, kapele dhe tuta të kuqe.

Informacion paraprak:

“Rreth orës 21:50, në zonën e Komunës së Parisit, është plagosur me armë zjarri (në këmbë), në rrethana ende të paqarta shtetasi E.K, 26 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”, njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: