Policia e Kosovës ka raportuar se mbrëmjen e djeshme në veri të Kosovës janë regjistruar të shtëna me armë.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në ora 22:06, në Zveçan, ndërsa është cilësuar si sulm kundër rendit kushtetues.

“Njësiti policor ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi/distancë ku ishin duke qëndruar në pikë kontrolli. Zyrtarët policorë kanë ndërmarrë masa dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur nëntë gëzhoja të armës së gjatë, por nuk kanë hasur ndonjë person të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb