Një person është plagosur me armë zjarri në Pejë. Sipas mediave të Kosovës bëhet me dije se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në spital dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË/Pejë 22.01.2023 – 05:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është plagosur me armë zjarri, me ç’rast është dërguar në emergjencë për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedurat e mëtutjeshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: