KORÇË

Plagosje ma armë zjarri është shënuar këtë mbrëmje në Korçë.

Sipas informacioneve paraprake nga policia mësohet se i plagosur ka mbetur 33-vjeçari Maresel Rusi i cili aktualisht ndodhet në spitalin rajonal të Korçës jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve paraprake nga policia personi në fjalë ka marrë një plumb në kofshë ndërsa mënyra se si është plagosur mundet që te jetë vetëplagosje, nga pakujdesia se si ka mbajtur armën.

Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e mëtejshme të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 11.05.2021, rreth orës 22:40, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi M. R., rreth 33 vjeç, banues në Korçë, që në rrethana ende të paqarta, dyshohet të jetë dëmtuar në fundshpinë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shtetasi M. R., mund të jetë vetëplagosur.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb