Dy persona janë plagosur me armë në Kosovë. Sipas mediave atje, policia ka mundur të arrestojë autorin, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spital.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Zyrtarët policorë kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar dhe ka sekuestruar një armë zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb